Do të mësosh më shumë?
Kliko mbi butonin më poshtë që të ta dërgoj personalisht e-bookun “100 Fjalët Më Të Përdorura Në Anglisht” si edhe mësime ose këshilla falas çdo javë
Si Të Mësoj Anglisht është faqja referente për të mësuar anglisht nga shqipja. Këtu do të gjeni të gjitha burimet që ju duhen, qoftë mësime gramatikore në video dhe të shkruara, mësime falas çdo javë në e-mail (mjafton ta shkarkoni e-bookun që të të vijnë), dhe postojmë elemente të ndryshme në faqen tonë të Facebookut gjithashtu. Mësim të mbarë!
↖ Klikoni “Follow Page” për të mos humbur asnjë të re nga ne!
Mësoni Hap Pas Hapi
Me metodën tonë, ju e mësoni anglishten hap pas hapi, duke mos humbur kohë kot duke u hallakatur në tema dhe mësime të panevojshme ose shumë të vështira për ju. Mësoni sipas nivelit tuaj.
Mësoni Në Situata Konkrete
Për të përmirësuar aftësinë tuaj të të dëgjuarit, ne kemi përgatitur video nga jeta e përditëshme. Për shembull në supermarket, në rrugë, në aeroport etj.
Kaloni Me Në Fund Në Nivelin E Radhës
Për të gjithë ata që janë të lodhur dhe që kanë përshtypjen që nuk do t’ia arrijnë kurrë të mësojnë anglisht, kjo paketë do t’ju provojë të kundërtën, pa marrë parasysh moshën tuaj ose vështirësitë tuaja në të kaluarën.
Praktikoni Nohuritë Tuaja
Praktikoni njohuritë e mësuara pas çdo mësimi me ushtrimet e përgatitura për ju dhe në fund krahasoni përgjigjet tuaj me përgjigjet e sakta.
Kurse Private Me Mësues Anglofonë
Meqë nuk kam kohë të lirë për aq shumë njerëz, kam vendosur t’ju tregoj si mund të gjeni një mesues anglofon të lirë, që të mund të kaloni në një nivel të përparuar.
Prezantimi I Kësaj Faqeje
Unë jam Paula, një vajzë e pasionuar pas gjuhëve të huaja. Unë di anglisht, turqisht, frëngjisht, gjermanisht dhe pak portugalisht. Kam një certifikatë mbrojtjeje të anglishtes nga TOEFL në nivelin B2 dhe gjithashtu kam studiuar 80% të lëndëve në anglisht në gjimnaz dhe vazhdoj të studioj në universitet në anglisht.
Të mësosh gjuhë të huaja është diçka kaq e bukur, e cila të mundëson të njihesh me kultura të reja dhe me njerëz nga e gjithë bota. Mësimi i një gjuhe tjetër është si një portë që të hap rrugën drejt një galaksie tjetër njohurish, sepse gjuha është barriera që i ndan njerëzit nga njëri-tjetri. Anglishtja është një nga gjuhët, të cilën sot më shumë se kurrë duhet ta dijë çdo njeri, pa dallim moshe apo kombësie, pasi është një ndihmesë e madhe kudo ku shkon.
Së bashku do ta mësojmë anglishten në mënyrë praktike dhe të shpejtë. Mjafton dëshirë dhe vullnet nga ana juaj dhe në pak kohë do të jeni të aftë të komunikoni në anglisht pa vështirësi.
Paula
Mësuesja
Copyright © 2018-2022 | Si Të Mësoj Anglisht